Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, thotë se vendi i ngjarjes pas krimit do të duhej izolur shumë shpejt për të mos u prishur provat.
Musliu në “Debat Plus” thotë se është bërë dëm në rastin e vrasjes në Gllogjan kur është përfolur për lidhje të mundshme me terrorizëm.
“Të gjitha institucionet e sigurisë janë deklaruar se në këtë rast nuk ka motive terrorizmi. Kushdo që ka folur për terrorizëm ka gabuar dhe është ngutur. Dëmi tashmë është bërë dhe e ka marrë dhenë. Dihet si qëndron definicioni i rasteve që mund të lidhen me terrorizmin”, deklaroi Musliu.
“Mediat serbe e kanë përdorur rastin për të paraqitur Kosovën si vend të pasigurtë”.
Ai thotë se në raste të tilla të ndërlikuara duhen kapacitete të plota shtetërore për të zbardhur rastin.
“Asnjë krim nuk është i përkryer dhe gjithmonë ka gjurmë që lihen në vendin e ngjarjes”.Ai thotë se nëse organet e sigurisë nuk dalin me kohë ne vendin e krimit, gjurmët mund të prishen.“Posa të ndodh ndonjë rast i ndërlikuar si ky duhet të izolohet vendi i ngjarjes. Nëse policia nuk del me kohë ne vendin e ngjarjes mund të prishen disa gjurmë me rëndësi”, tha Musliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.