×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë emrat e ambasadorëve të Kosovës në Francë dhe Britani të Madhe

    Reporteri
    29 Nëntor 2021 | 23:50

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka treguar emrat e ambasadorëve të rinj të Kosovës në Francë dhe Britani të Madhe.

    Dy ambasadat në fjalë ishin me ushtrues detyre që një kohë prej shkarkimit të tyre nga ana e qeverisë, por Gërvalla tani thotë se ato janë plotësuar.

    “Ambasadori që shkon në Britani të Madhe është i qartë. Është Ilir Kapiti. Ka marrë miratimin nga Qeveria e Britanisë së Madhe dhe mbetet vetëm të marrë kredencialet nga Mbretëresha”, tha ajo.

    “Në Francë ka shkuar ambasadori, është Mehdi Halimi. Shumë vite jeton në Francë. Ka punuar edhe në ambasadën franceze në Kosovë. Është njeri i letrave dhe e njeh ambientin. Lëviz si peshku në ujë në Francë. Është pritur nga qeveria franceze dhe pret vetëm akreditimin”, shtoi tutje Gërvalla në Pressing në T7.

    Gërvalla po ashtu tha se përfaqësuese e Kosovës në Çeki do të jetë Albesjana Iberhysaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!