Dy persona janë plagosur mbrëmë vonë në afërsi të një lokali në Mitrovicë të Veriut.
Deri të plagosja ka ardhur pas një rrahje e cila filloi mes disa personave, teksa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut, Besim Hoti.
Ai ka njoftuar po ashtu se disa persona janë shoqëruar në stacionin policor.
“Ka pasur një rrahje, janë përfshirë disa persona, pastaj është përdorur edhe arma e zjarrit, janë plagosur dy persona, të cilët kanë marrë plagë në këmbë, në muskuj të këmbës e ne thembër, janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.