Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka kritikuar sërish kryebashkiakun e Londrës, Sadik Khan, duke e quajtur atë një “turp kombëtar”, i cili sipas tij po e shkatërron kreyqytetin e Britanisë së Madhe, raporton BBC.
Komentet e tij erdhën pasi Londra u godit nga pesë sulme në më pak se 24 orë ku mbetën tre persona të vdekur ndërsa tre të tjerë të plagosur.
Udhëheqësi i punës, Jeremy Corbyn, tha se është një gjë”absolutisht e tmerrshme” pasi Trump po përdor “tragjedinë e njerëzve të vrarë për të sulmuar kryetarin e bashkisë”.
Postimet e fundit në rrjetin social “Twitter” janë vazhdimësi e “përleshjes virtuale” mes Trump dhe Khan.
LONDON needs a new mayor ASAP. Khan is a disaster – will only get worse! https://t.co/n7qKI3BbD2
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) June 15, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.