×
  • Lajme
  • Lajme

    Jep dorëheqje Rrahman Rama, komandanti i ri i FSK-së do të jetë nga familja Jashari

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 10:29

    Ka dhënë dorëheqje komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama.

    Sipas raportimeve, Rama e ka dorëzuar dorëheqjen në Presidencë dhe i njëjti  do të marrë një pozitë tjetër që lidhet me bashkëpunimin me NATO-n.

    Sipas këtij raportimi në vend të tij pritet të caktohet Bashkim Jashari.

    Bashkim Jashari i përket familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, përkatësisht është djali i Rifat Jasharit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!