×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi pas emërimit të Bashkim Jasharit komandant i FSK-së: Vendim i mirë 100%

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 11:25

    Gjeneralmajor Bashkim Jashari është emëruar sot komandant i ri i Forcavve të Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Lidhur me këtë, profesori universitar Blerim Latifi ka thënë se ky është një vendim 100% i mirë.

    “Bashkim Jashari, komandanti i ri i Ushtrisë së Kosovës. Vendim i mirë, 100 %”, ka shkruar ai në Facebook, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Jashari mori këtë pozitë pas dorëheqjes së komandantit Rrahman Rama. Sipas raportimeve, Rama e ka dorëzuar dorëheqjen në Presidencë dhe i njëjti do të marrë një pozitë tjetër që lidhet me bashkëpunimin me NATO-n.

    Bashkim Jashari i përket familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, përkatësisht është djali i Rifat Jasharit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!