Ekipi i Ekspertëve ndërkombëtar për akreditim, i përbërë nga: Dr. Ansa Prisacriu dhe Oana Sarbu, pas vizitës në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, kanë hartuar një raport profesional në lidhje me akreditimin institucional të këtij Universiteti, në të cilin i kanë rekomandur Agjensionit të Kosovës për Akreditim që të mos e akreditojë këtë Universitet, pasi ai nuk i plotëson kushtet e parapara me legjislacionin në fuqi.
Ky rekomandim i Ekipit të Ekspertëve Ndërkombëtarë, ka evidentuar një varg parregullësish në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, dhe menaxhmenti i tij nuk ka arritur të arsyetojë dhe të mbrojë para tyre kriteret dhe standardet që kërkohen për një institucion të arsimit të lartë, shkruan Reporteri.net.
Në përfundim të Raportit të Ekipit të Ekspertëve Ndërkombëtar thuhet: ”Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” është vetëm pjesërisht në përputhje me strandardet e manualit për akreditimi të Agjensionit të Akreditimit të Kosovës. Prandaj, rekomandohet që ky institucion i arsimit të mos akreditohet”.
(Raporti i Vlerësimit fq. 47).
Vlen të theksohet se ky institucion pati probleme të theksuara në shumë programe, pasi Agjencioni i Kosovës për Akreditim nuk vlerësoi se kanë arritur nivelin e duhur.
Ndryshe, Universiteti “Isa Boletini” është shndërruar shpesh në institucion ku rehatohen militantët partiakë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.