Nxënësi që është plagosur në Gllogjan, sot ose nesër pritet të lirohet nga spitali.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Pejës, Naim Sahiti, i cili ka informuar se gjendja e pacientit është e mirë dhe ai po trajtohet në Repartin e Ortopedisë.
“Pas edhe disa ekzaminimeve e konsultimeve dhe nga disa mjek të profileve tjera, pritet që sot apo nesër të lirohet pacienti.”, ka informuar Sahiti për rtv21.tv
Pasditen e së premtes (26 Nëntor), në fshatin Gllogjan të Deçanit është sulmuar një autobus me armë automatike, ku dy nxënës dhe shoferi kanë vdekur. Ndërsa, një nxënës tjetër, 17 vjeçar është plagosur.
Ndërkaq,të dielën (28 Nëntor), Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin, Xhelal Sveçla dhe Policinë kanë apeluar te qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit të vrasjes në Gllogjan ta ndihmojnë policinë me informacione dhe për këtë ofrojnë shpërblim prej 20 mijë euro, për këdo që mund të japë informacione që shpiejnë në ndriçimin ose zbulimin e këtij rasti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.