×
  • Lajme
  • Lajme

    Austria konfirmon mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 13:24
    Kosovo flag with Austria flag, 3D rendering

    Ambasadori Christoph Weidinger ia ka rikonfirmuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mbështetjen e Austrisë për liberalizmin dhe për integrimet euro-atlantike.

    Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media nga Zyra e Konjufcës.

    Në takim u fol edhe për procesin e dialogut me Serbinë, përderisa kryetari Konjufca përsëriti qëndrimin se marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet të rezultojë me njohje reciproke.​

    Njoftimi i plotë:

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger, me të cilin bisedoi për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona mike dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

    Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Ëeidinger për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit austriak ndaj shtetit tonë.

    Kreu i Kuvendit, ndër të tjera, tha se Austria mbetet partner i rëndësishëm për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta siç është projekti DEMOS, si dhe në sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare.

    Ambasadori Ëeidinger, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm partneritetin e ndërsjellë, konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Austrisë për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimet euro-atlantike.

    Në takim u fol edhe për procesin e dialogut me Serbinë, përderisa kryetari Konjufca përsëriti qëndrimin se marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet të rezultojë me njohje reciproke.​

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!