×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfshihet nga zjarri kamioni në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 13:40

    Një kamion është përfshirë nga zjarri mesditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

    Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se nuk raportohet për të lënduar.

    “Rreth orës 12:00, është raportuar se në magjistralen Prishtinë – Ferizaj një kamion është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Borovci. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!