Policia e Kosovës ka arritur që sot ta identifikojë të dyshuarin i cili para disa ditësh kishte goditur me motoçikletë një këmbësor në Prizren.
Sipas Policisë, pas këmbësori i kishte thënë se nuk është i lënduar, motoçiklisti ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Me vone këmbësori nga familjaret dërgohet për në emergjencën e Spitalit ne Prizren dhe sipas mjekut kujdestarë këmbësori si pasoj e aksidentit kishte lëndime te lehta, pas tretmanit mjekësor lirohet për shtëpi. Për momentin nuk dihen shënimet e vozitësit dhe motoçikletës, pasi nuk kemi arritur te identifikojmë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia njofton se rasti ëshë nën hetime.
“Pas një pune Operative është arritur qe te zbulohet i dyshuari qe ka shkaktuar aksident trafiku me lëndime dhe është largu nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt. Rasti është nën hetime”, bën të ditur Policia. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.