Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për rëndësinë e prezencës së NATO-s në Ballkanin Perëndimor duke përmendur kështu edhe rolin e tyre që kanë në Kosovë.
Këto komente ai i dha gjatë një fjalimi që mbajti në Letoni, në konferencën për siguri globale, ”Pikëpamja e NATO-s drejt vitit 2030 e tutje”, njofton Klankosova.tv.
”Ne kemi kaluar një rrugë të gjatë në Ballkanin Perëndimor dhe prezencën e NATO-s aty që nga vitet e ’90-ta”.”Kemi ndihmuar të përfundojmë dy luftëra etnike atë në Bosnjë Hercegovinë dhe më vonë atë në Kosovë e Serbi. Kemi prezencë domethënëse në Kosovë nëpërmjet KFOR-it dhe po ashtu në Bosnjë”.
”Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve, prandaj e mirëpresim që NATO dhe Bashkimi Evropian po punojnë për së afërmi në rajon sikur në Kosovë por edhe në Bosnje Hercegovinë”.
”Jemi të shqetësuar me retorikën e ndezëse të Milorad Dodik në Republika Srpska, mbështesim krejt angazhimet për të ulur tensionet dhe të vazhdojmë të ndihmojmë në rritjen e kapaciteteve për Bosnjën”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.