Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon tha se sundimi i ligjit i referohet trajtimit të barabartë të të gjithëve para tij, qoftë në Loznicë, Mitrovicën e Veriut apo Gjermani, duke reaguar ndaj deklaratave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, të cilat i quajti sulme.
Brnabiq më herët ka shkruar në Twitter se sundimi i ligjit është një gjë për Von Cramon kur bëhet fjalë për Prishtinën, dhe diçka tjetër në rastin e Beogradit, duke e pyetur Von Cramon nëse ajo thotë se “serbët në Kosovë nuk kanë të njëjtat të drejta si qytetarët tjerë”.
Ajo e ka quajtur hipokrite eurodeputeten. Von Cramon deklaroi në të njëjtin rrjet social se ajo gjithmonë do t’i mbrojë të drejtat civile dhe të njeriut, pavarësisht nga kombësia e dikujt.
“Sundimi i ligjit ka të bëjë me trajtimin e barabartë për të gjithë para ligjit, qoftë në Loznicë, Mitrovicë Veriore apo Gjermani. Unë gjithmonë do t’i mbroj të drejtat civile dhe të njeriut pavarësisht nga kombësia e dikujt. Herën tjetër, në vend që të më sulmoni, mund të përpiqeni të flisni me njerëzit tuaj në Nedeljice”, shkroi Von Cramon në Twitter.
Von Cramon ditë më parë e ka vizituar Loznicën dhe fshatin Nedeljice në Serbi, ku po mblidhen nënshkrimet për tërheqjen e Planit Hapësinor që parasheh ndërtimin e minierës së kompanisë “Rio Tinto”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.