×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti i përplasjes mes deputetëve të VV-së në Komision, Haki Abazi e kundërshton Fitore Pacollin për Donika Gervallën

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 19:22

    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Haki Abazi janë përplasur sot në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme.

    E tëra kjo nisi gjatë kohës sa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti po kërkonte nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla që të përgjigjej në pyetjet që i parashtroi ai, në mbledhjen raportuese të saj.

    Deputetja Pacolli e tërhoqi vërejtjen që siç tha ajo, të diskutojnë për çështje profesionale.

    “Ne detyrohemi me e lëshu sallën dhe me e lanë pa kuorum. Kështu që të lutem, e tërheq vërejtjen sepse janë çështje profesionale që ne duhet t’i adresojmë këtu. Është politika e jashtme, është puna e ministres e jo çështje personale të juaja”, ka thënë Pacolli.

    E pas kësaj deklarate të Pacollit, ka reaguar kryetari i Komisionit nga VV-ja, Haki Abazi. Ai i tha Pacollit se është e drejtë e deputetëve që të parashtrojnë pyetjet që duan pavarësisht përgjigjeve të ministres.

    Ky reagim i Abazit erdhi pas tërheqjes së vërejtjes së Pacollit ndaj deputetit Haliti.

    “Ne edhe në të kaluarën kemi pasur tentime për ballafaqim, por është e drejta e secilit këtu me shpreh opinionin e vet. Mendoj që demokraci parlamentare. Haliti i ka mendimet e veta. Është deputet i Parlamentit. Mundemi me gjet rastin dhe me ju përgjigj për ato që janë për t’u përgjigjur këtu, edhe në seancë të mbyllur. Është në diskrecionin e një deputeti të ketë shtruar çështja që mund të jenë çështje e brengosjes së tij apo të saj, ose edhe të anëtarësisë. Kështu që kërkojë mirëkuptim për punën e adresimit prej zonjës Pacolli, Time Kadrijaj që e kërkoi fjalën”, ka thënë Abazi./EO

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!