Ky është momenti kur një pasagjer nisi t’i bërtiste një pasagjeri mysliman teksa ky i fundit lexonte Kuranin me zë në metronë e Londrës.
Sipas medieve të huaja, pamjet e kapura pranë stacionit Monument në qendër të Londrës tregojnë se si burri i mllefosur i thotë pasagjerit mysliman se nuk ka ‘respekt për njerëzit e tjerë’, derisa reciton librin e shenjtë islamik.
E gjithë ngjarja ka ndodhur më 27 nëntor. Derisa pasagjeri mysliman vazhdon të lexojë Kuranin, udhëtari vazhdon duke i thënë atij se ‘ky është një vend i krishterë’ dhe se duhet ‘të sillet në zakonet tona dhe në mënyrën se si i bëjmë gjërat’.
Ai madje i tha se duhet ta pyeste paraprakisht atë nëse duhej të lexonte Kuran, derisa personi që po lexonte librin e shenjtë tha se nuk kishte nevojë për lejen e tij.
“Të duhet leja ime për të pushtuar privatësinë time në hapësirën time”, tha ai i mllefosur.
“Ti je atje dhe unë jam këtu”, ia ktheu pasagjeri mysliman.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.