×
  • Sport
  • Sport

    Me këtë rezultat mbyllen ndeshjet e sotme në Kupën e Kosovës

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 16:12

    Janë mbyllur të gjitha xhirot që u zhvilluan sot në kuadër të 1/16 të finalës në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Prishtina, Ballkani dhe Gjilani arritën fitore ndaj skuadrave kundërshtare.

    Prishtina e ka fituar bindshëm përballjen me Besën e Pejës me rezultat 0-4. Gjilani ka fituar minimalisht ndaj A&N, ndërsa Ballkani ka mposhtur Rahovecin me rezultat 1-3.

    Llapi ka fituar ndaj Kikës me rezultat 2-1, ndërsa Malisheva e ka mposhtur Istogun 1-0 me një gol të shënuar në fundin e ndeshjes.

    Ulpiana e ka mposhtur 3-0 Vëllaznimin që po kalon në krizë të thellë, ndërsa Onix ke shënuar goleadë në fitoren 1-5 ndaj Prizrenit.

    Ekipet të cilat kanë vazhduar tutje janë: Prishtina, Ballkani, Gjilani, Drenica, Llapi, Malisheva, Fushë Kosova, 2 Korriku, Ramiz Sadiku, Ulpiana dhe Onix./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!