×
  • Lajme
  • Lajme

    Poligoni “Katana”, para se ta bëjë Prokuroria, del me konstatime se 24 vjeçari kreu “vetëvrasje të qëllimshme”

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 20:48

    Një 24 vjeçar ka vdekur pas plagëve që ka marrë nga një armë zjarri në poligonin “Katana” në Obiliq.

    Sipas njoftimit nga poligoni, i riu kishte bërë vetëvrasje qëllimisht.

    Tutje, sqarohet se ngjarja ka ndodhur përkunder faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat standarde të sigurisë.

    Ndërsa, lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Naser Syla.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, ndërsa i plagosuri ka vdekur rreth orës 19:15.

    “Rreth orës17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit. Pastaj rreth orës 19:15, nga ana e mjekeve në QKUK është konfirmuar që viktima ka ndërruar jetë”.

    Njoftimi i plotë:

    Me qellim te informimit te drejte dhe me qellim te parandalimit te thashethemeve dhe dezinformatave te shumeta, e duke pasur respekt ndaj privatesise se personave te perfshire ne ngjarje, njoftojme opinionin se para pak kohesh, ne poligonin e shenjetarise ka ndodhur nje vetevrasje e qellimshme.

    Ngjarja ka ndodhur perkunder faktit se jane zbatuar te gjitha procedurat standarde te sigurise.

    Kerkojme nga te gjithe, e sidomos mediet qe te kujdesen per menyren e informimit dhe te kene respekt ndaj familjes se te ndjerit.

    Çfaredo informate rreth ketij rasti, do te merrni nga zyrtaret perkates te Policise se Kosoves.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!