×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu për humbjen e LDK-së në Podujevë: Përgjegjësia është e Abdixhikut dhe kandidatit të tij

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 22:47

    Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në Podujevë.

    Ai ka reaguar ndaj atyre që kanë thënë se fitoren e LVV-së në Podujevë e ka ndihmuar Agim Veliu.

    Mirëpo deputeti i LDK-së në një lidhje direkte telefonike ka mohuar një gjë të tillë.

    “Këto që po fliten se unë e kam ndihmuar Shpejtim Bulliqin janë totalisht të pavërteta. Jo që nuk i kam ndihmuar por as mendja nuk më ka shkuar. Ju i dini raportet e mia me LVV-në”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Veliu thotë se për humbjen në Podujevë duhet të pyetet lidershipi i LDK-së.

    “Unë kam qenë i larguar nga procesi zgjedhor në Podujevë. Përgjegjësia për humbjen e lidershipit të LDK-së dhe kandidatit të lidershipit të LDK-së”.

    Veliu thotë se dega e LDK-së në Podujevë nuk është legjitime që nga momenti kur ishte nominuar Ekrem Hyseni si kandidat për Podujevën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!