×
  • Lajme
  • Lajme

    Përmirësohet moti, parashikimi për sot dhe nesër

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 7:19
    Parashikimi i motit - REPORTERI - Moti sot

    Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

    Sot  fillon stina e dimrit meteorologjik dhe temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, sidomos ato minimalet.

    Për shkak të kthjellimeve gjatë natës dhe temperaturave të ulëta në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorë, njofton Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës.

    Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!