Klubi Italian, Juventus, po vazhdon përballjen me ligjin për falsifikim për të hyrat financiare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Madje sipas raportimit të mediave italiane thuhet se nën hetime pritet të jetë edhe ish-futbollisti, Cristiano Ronaldo.
Prokurori Publik i Torinos do ta marrë në pyetje edhe portugezin, në lidhje me dokument të fshehtë për marrrëveshje me ‘Zonjën e Vjetër’.
Nga përgjimet e bisedave telefonike thuhet se bëhej fjalë për një dokument, i cili sipas tyre nuk duhej të ekzistonte teorikisht.
Përveç Ronaldos nën hetime aktualisht është edhe presidenti i klubit, Andrea Agnelli, drejtorët dhe ish-drejtorët e skuadrës.
36 vjeçari pritet të intervistohet në javët në vazhdim për të zbardhur rastin./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.