Manchester City arriti të mposht Aston Villan të mërkurën mbrëma me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së 14-të në Premierligë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Golat për ‘Qytetarët’ i shënuan Ruben Dias dhe Bernardo Silva, kurse për nikoqirët realizoi Ëatkins.
Menjëherë pas ndeshjes trajneri i Cityt, Pep Guardiola, foli për paraqitjen e skuadrës së tij dhe shtoi se lojëtari më i mirë i Premierligës aktualisht është Bernado Silva.
Portugezi gjatë këtij sezoni ka arritur të shënoi pesë gola dhe të dhuroj një asistim, duke u bërë kështu ndër emrat më kryesor në ‘Etihad’.
Kujtojmë që Silva iu bashkua Cityt në vitin 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2025./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.