×
  • Lajme
  • Lajme

    6 mërgimtarë ofrojnë 30 mijë euro për kapjen e autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 12:56

    Ngjarja tragjike e 26 nëntorit në Deçan, ku tre persona humbën jetën përfshirë dy nxënës dhe shoferin e autobusit pasi drejt mjetit u qëllua me breshëri kallashnikovi, ka mbetur ende pa autor.

    Edhe pas gjashtë ditësh, Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë arritur që të zbulojnë se kush e kreu sulmin e trefishtë, e nuk kanë as ndonjë të dyshuar.

    Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione rreth këtij krimi, por për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, edhe 6 mërgimtarë  kanë ofruar 30 mijë euro të tjera, të mbledhura prej tyre.

    Mes tyre, është edhe ish zyrtari i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, i cili tani jeton në perëndim. Miftari tha se bashkë më shokët e tij kanë mbledhur nga 5 mijë euro secili për informacione që do të bëjnë të hidhet dritë mbi krimin masakër të Gllogjanit.

    “Ne nuk jemi milionerë, e as nuk kemi para si pushtetet e kaluara. Edhe pse shpesh përbuzemi ne që jetojmë në mërgim me emra neveritës, jemi zotuar të japim këtë shumë. Ne jemi gjashtë veta, punëtorë në fabrikë dhe do t’i dhurojmë nga 5 mijë euro secili”, është shprehur ai, duke shtuar se “fëmijët tanë, nxënësit, djemtë dhe vajzat tona nuk do t`i vrasë më askush pa marrë dënimin e merituar”./top channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!