×
  • Lajme
  • Lajme

    Prostituta shqiptare grabitet dhe hidhet nga vetura, është në gjendje kritike për jetën

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 12:57

    Një prostitutë shqiptare me iniciale D.C. 27-vjeç me banim në Torino është shtruar në spitalin e Chivasso me plagë të rënda, njëra prej të cilave ia ka prekur kokën. Për këtë arsye ekipi mjekësor po e mban në koma.

    Sipas mediave italiane ajo është dëmtuar pasditen e të hënës kur një person e kishte marrë të renë më forcë në makinë duke e tërhequr nga flokët. Pasi i ka marrë me forcë çantën ai e ka hedhur nga vetura e cila ishte në lëvizje dhe u largua me shpejtësi.

    Policia italiane është vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar me një veturë gri. E gjithë ngjarja është parë nga një tjetër shofer i cili po kalonte në atë rrugë kur pa skenën. Ai njoftoi policinë dhe ambulancën të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

    27-vjeçarja shqiptare ishte në gjendje të rëndë për jetën por arriti t’u tregojë policëve se çfarë kishte ndodhur duke dhënë një përshkrim të pjesshëm të burrit që e kishte dhunuar. /Abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!