×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi nuk do të luajë as sonte ndaj Udineses, a do të largohet në janar?

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 13:15

    Lazio të enjten do të ballafaqohet me Udinesen, në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Dueli do të luhet në stadiumin ‘Olimpico’ në Romë, më fillim nga ora 20:45.

    Sipas raportimit të mediave italiane, sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të ketë minuta as sonte pasi nuk ka peshë të rëndësishme për klubin.

    Muriqi ka pasë shumë pak paraqitje për Lazion që nga transferimi i tij, kurse në Turqi kanë nisur spekulimet që si do të rikthehet tek Fenerbahce gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Kujtojmë që prizrenasi u transferua nga Fenerbahce tek Lazio në vitin 2020 pas një sezoni fantastik në kampionatin turk me Fenerin.

    Muriqi ka kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2025 dhe deri me tani në këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në 8 paraqitje./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!