×
  • Lajme
  • Lajme

    16 raste me koronavirus sot në Kosovë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 15:02

    16 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, derisa nuk është raportuar për asnjë viktimë.

    Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 10 të shëruar në 24 orët e fundit.

    Dje janë dhënë 2.285 doza të vaksinës kundër Covid-19.

    Aktualisht numri i rasteve aktive është 320.

    Njoftimi i plotë:

    02 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.285 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.619.802 doza të vaksinës.
    ℹ Deri më sot 763.652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ Nga 1.424 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
    ℹ Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.811. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 320
    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
    Mbani maskat!
    Respektoni distancën!
    Mbani higjienën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!