×
  • Sport
  • Sport

    Kush është futbollisti i Manchester United për të cilin po interesohet Barcelona?

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 10:07

    Barcelona, nën drejtimine Xavi Hernandez, ka nisur përgatitjet për transferet e afatit kalimtar të janarit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester United, Edinson Cavani, i cili sipas raportimit të mediave spanjolle thuhet se është ‘cak’ Xavit.

    Cavani nuk është aspak i lumtur me hapësirën që e ka në ‘Old Trafford’ andaj një ofertë për në ‘Camp Nou’ do të ishte një mundësi e mirë për të fituar sërish vendin e titullarit.

    Në anën tjetër, blaugranët kanë nevojë për një sulmues që kur Sergio Aguero nisi të kishte probleme në zemër.

    ‘El Chiringuito de Jugones’ ka njoftuar se tashmë janë nisur bisedimet mes 34 vjeçarit dhe Barcës.

    Gjithçka mbetet të shihet në muajin janar pasi akoma nuk ka asgjë zyrtare nga asnjëra palë./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!