×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura i godet dy këmbësorë në Prishtinë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 19:30

    Dy këmbësorë janë lënduar pasi janë goditur nga një veturë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Agron Borovci, i cili ka thënë se këmbësorët janë dërguar për trajtim mjekësor.

    ”Sot rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Borovci. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!