Kosova gati që dy vite po ballafaqohet me pandeminë e COVID-19, njëjtë si shumë shtete tjera, mirëpo në krahasim me vendet e rajonit shifrat ditore janë të ulëta.
Në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, gjendja me COVID-19 është alarmante.
Në Shqipëri, për 24 orë katër persona kanë vdekur dhe 400 të tjerë kanë rezultuar pozitiv.
Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, 7 persona kanë vdekur dhe 342 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Në Serbi, për 24 orë kanë vdekur 45 persona e mbi një mijë kanë rezultuar pozitiv.
Mali i Zi, për 24 orët e fundit ka regjistruar 207 raste të reja e tetë vdekje.
Mirëpo për dallim nga këto vende, Kosova është në gjendje të mirë me shifrat në lidhje me këtë virus.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar në orën 15:00, 13 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Së fundmi, Kosova dhe vendet tjera po rrezikohen nga varianti i ri i COVID-19, i quajtur ‘Omicron’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.