Dhuna në familje vazhdon të jetë dukuri shqetësuese në Kosovë.
Janë shtuar rastet kur familjarët rrahen mes vete, konkretisht vëllezërit për motive të ndryshme.
Policia e Kosovës njofton se dje në Mitrovicë janë rrahur mes vete dy vëllezër pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.
“Mitrovicë Jugu 03.12.2021 – 15:11. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (vëllezër), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë kanosur dhe përleshur fizikisht në mes vete”, njofton policia, shkruan Reporteri.net.
Policia thotë se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.