Dy emigrantë të paligjshëm shqiptar janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pasi u arrestuan teksa punonin, në një ‘fabrikë’ kanabisi, që ishte ngjitur me një klub nate, e cila do të sillte fitime prej 1.6 milion paund.
Policia u njoftua nga qytetarët në 12 tetor, pasi ndihej aroma e rëndë e drogës, në ndërtesën e vjetër ‘Club XS’ në zonën West walls të Carlisle. Andiol Mucolli, 25 vjeç është parë duke dalë nga ambientet, i ndjekur më pas nga 42-vjeçari Iirjan Jaho.
Dy shqiptarët, e pastrehë, pranuan se ishin përfshirë në prodhimin e kanabisit dhe u burgosën për dy vjet. Gjatë një kontrolli në ndërtesë, policia pa se ndërtesa ishte përshtatur për prodhimin e kanabisit, dhe në 9 dhomat u gjetën pothuajse 1700 bimë – 276 prej të cilave ishin korrur tashmë.
Në ndërtesë kishte sisteme ajrimi, ndriçimi, kontrolli të temperaturës dhe ujitje. Përveç kësaj, shishe të zbrazëta të zbutësve me aromë të rrobave janë parë gjithashtu, që me sa duket dy shqiptarët i kanë përdorur për të ‘mbytur’ erën e rëndë të drogës.
Vlera e mundshme e drogës arrinte shifrën 1.6 milion £, përfundoi një ekspert.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.