×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka ia publikon Tomë Gashit një dokument: Ke qenë gjykatës i Millosheviqit

    Reporteri
    04 Dhjetor 2021 | 11:18

    Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka në profilin e tij në Facebook ia ka publikuar një dokument, avokatit Tomë Gashi.

    Dokumenti i publikuar nga Zeka i përket vitit 1993 dhe është i shkruar edhe në gjuhën serbe.

    Zeka thotë se Tomë Gashi ka qenë gjykatës i Sllobodan Millosheviqit.

    “E kam thene ne shume debate televizive se Tomqe ka qene gjykates i Millosheviçit deri ne vitin 1993”, ka shkruar Milaim Zeka.

    Reagimi i plotë i Milaim Zekës:

    Ja dokumenti per Tom Gashin – Tomqen

    Kete dokument po e publikoj per Albin Kurtin, Glauk Konjufcen, dhe Albulena Haxhiun

    Kur Mala, pronari i Hotel “Thanes”, i dorezoi Hashim Thaçit dosjen e zeze per Tom Gashin, ai, pra ish presidenti, e emroi si keshilltar juridik, deri kur ky faqeziu, shau PDK-ne, dhe krahun e luftes.

    Sorra e zeze, duhej ta gjente nje strehe tjeter per glacitje. Dhe e gjeti VV-ne. Me te lavdru Toma, eshte njesoj sikur mu ngjalle shefi i tije, Millosheviçi, e me u pendu qe ka vra vetem 15-mi shqipetar.

    E kam thene ne shume debate televizive se Tomqe ka qene gjykates i Millosheviçit deri ne vitin 1993. Ai ka denu, ka poshtru e shkaterru njereze te cilet kane qene kunder kasapit te Ballkanit. I njejti rrugaç, dhunues e drogagji, po mundohet me na diferencu, me na denu, e me na largu nga puna, permes letrave publike.

    Shikojeni kete dokument, edhe mbiemrin ja shkruanin serbisht!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!