Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, mori në pjesë Samitin e Ballkanit Perëndimor 2021, i cili u mbajt në Sofje, organizuar nga New Direction Foundation, në bashkëpunim me Institutin Hungarez për Politikë të Jashtme dhe Tregti dhe Warsaw Institute.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Rexhepi kërkoi nga institucionet e BE-së, Parlamenti Evropian, Këshilli Evropian dhe qeveritë e vendeve anëtare, që çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e së Kosovës të trajtohet me urgjencë.
Ajo shtoi se kanë kaluar tri vjet, që nga rekomandimi i fundit i Komisionit Evropian në favor të liberalizimit të vizave dhe se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara, si dhe ka shënuar progres evident në fushën e sundimit të ligjit.
Samiti, i cili po mbahet për herë të katërt me radhë në Sofje, mblodhi politikanë, grupe të shoqërisë civile dhe anëtarë të instituteve të ndryshme, në të cilin u diskutuan tema me rëndësi për Evropë, në veçanti për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.