Ish-presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev tha se vendi i tij nuk e njeh Krimenë si pjesë të Rusisë, por nuk e mbështet as Ukrainën.
Duke folur për këtë çështje, ai tha se Kosova po kërkon që Kazakiztani ta njohë pavarësinë e saj.
“Ne nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë, sepse atëherë duhet ta kishim njohur Osetinë e Veriut, Abkhazinë dhe Kosovën. Edhe Kosova po na kërkon njohje”, tha Nazarbayev në një intervistë.
“Por ne nuk e mbështetëm as Ukrainën”, shtoi ai.
Moska e pushtoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe që atëherë ka mbështetur separatistët që luftojnë në Kiev në lindje të vendit. Më shumë se 13,000 njerëz kanë vdekur në konflikt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.