Një debat mes një shqiptari dhe një italiani ka agravuar deri në përdorimin e thikës.
Si pasojë ka mbetur i plagosur 38-vjeçari shqiptar i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja e rëndë sipas mediave italiane ka ndodhur në qendrën historike të Ravenës, ku 38-vjeçari shqiptar dhe italiani janë futur në një bar në sheshin “Baraça” së bashku. Aty ka nisur debati mes tyre për arsye ende të paqarta.
Teksa të dy ishin duke dalë nga lokali papritur italiani ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe ka qëlluar shqiptarin në qafë, duke u larguar më pas me vrap. Autori është ende në kërkim kurse shqiptari është në gjendje të rëndë për jetën në spital.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.