×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie nga ndërtesa, vdes 50-vjeçari në Prishtinë

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 16:47

    Një person ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë, si pasojë ka ndërruar jetë.

    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

    Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Ilaz Kodra”.

    “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”, ka deklaruar Borovci.

    Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!