Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e senatorit dhe mikut të Kosovës, Bob Dole.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Dole si mik i madh i Kosovës parreshtur mbështeti rrugën tonë drejt lirisë, që nga ditët e rënda në fillim të viteve ’90, në themelimin e shtetit tonë të lirë e të pavarur e deri në ditët e sotme.
Postimi i Krasniqit:
Thellë i pikëlluar me lajmin për vdekjen e Senatorit Bob Dole, mikut të madh të Kosovës dhe popullit tonë, i cili parreshtur mbështeti rrugën tonë drejt lirisë, që nga ditët e rënda në fillim të viteve ’90, në themelimin e shtetit tonë të lirë e të pavarur e deri në ditët e sotme.
Senatori Dole ka trashëgimi historike në projektin tonë kombëtar për çlirim dhe pavarësi.
Ai do të na mungojë, por trashëgimia e tij do jetojë përgjithmonë, bashkë me historinë e shtetit tonë sovran.