×
  • Lajme
  • Lajme

    Rahoveci, ndër komunat e pakta në Kosovë që nuk ka shesh

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 21:54

    Rahoveci është ndër komunat e pakta në Kosovë që nuk ka shesh.

    Për ndërtimin e një të tilli, komuna pati hapur tender gjatë këtij viti, mirëpo i njëjti ishte anuluar shkaku i ankesave gjatë procesit të prokurimit.

    Për këtë, kryetari, Smajl Latifi, tha se tenderi për projektin në të cilin pjesë e jurisë ishte edhe kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, do të rishpallet së shpejti, raporton klan kosova.

    Jetësimin e një bulevardi në qytetin e rrushit e verës, me hapësirë të madhe, gjelbërim e ndriçim, po e mirëpresin edhe shoqëria civile e qytetarët rahovecas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!