×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Besnik Tahiri i AAK-së i reagon Kurtit për sindikatat: Stop taktizimit, implementoje Ligjin e Pagave

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 22:10

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili në konferencën e sotme për media ka lënë të nënkuptohet se dëshiron ndryshim të udhëheqësve të sindikatave.

    Tahiri, përmes profilit të tij në Facebook, tha se Ligji i Pagave nuk ka të bëjë asgjë me ndërrimin e udhëheqësve të sindikatave, por me rreth 80,000 mijë zyrtar publik të këtij vendi.

    Sipas Tahirit, me deklaratën e fundit, Kurti ka zgjedhur të taktizojë komunikimin virtual me sindikata.

    Në një anë, ai thotë se duhet të ndryshohen përfaqësuesit e sindikatave, ndërsa në anën tjetër, e konfirmon takimin me ta.

    “Kurti preferon presionin para bashkëpunimit, ndërhyrjen para përfshirjes, pushtetin para të tjerëve dhe para partneritetit. Stop, taktizimit, votojeni amandamentin buxhetor me 22 dhjetor 2021′, u shpreh ndër të tjera Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!