×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëse shihni këta dy persona lajmëroni policinë e Kosovës

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 22:42

    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në identifikimin dhe lokalizimi që më pas çon tek arrestimi i dy personave të dyshimtë.

    Kërkimi i këtyre dy personave po bëhet nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

    Vjedhja në fjalë raportohet të ketë ndodhur më 30 maj 2021 në Skenderaj.

    Njoftimi i plotë:

    Kërkesë për bashkëpunim

    Mitrovicë, 05 dhjetor 2021

    Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e dhënë nga prokurori i Departamentit për Krime të Përgjithshme në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, është lejuar publikimi i fotografive në media të shkruara dhe elektronike i dy personave të dyshuar.

    Publikimi i fotografive për dy të dyshuarit ka për qëllim që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet i mundur identifikimi-lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar.

    Personat e shpallur në kërkim janë të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e ndodhur me datën 30 maj 2021, në Skenderaj.

    olicia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë e Kosovës .
    Informacione për personat në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    – 192

    – +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu

    – 044/633 551

    – E-mail adresa: info@kosovopolice.com .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!