×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahen keq mes vete dy vëllezër në Klinë

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 9:25

    Dy vëllezër janë rrahur mes vete në fshatin Klinaf të Klinës.

    Policia thotë se dy vëllezërit kanë qenë në gjendje të dehur dhe rrahja mes tyre ka ndodhur pasi ishin fjalosur me njëri-tjetrin.

    “Në fshatin Klinafc të Klinës janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër meshkuj kosovarë, të cilët në gjendje të dehur pas një fjalosje kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin, si pasoj kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

    Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!