×
  • Lajme
  • Botë

    Dalin detaje të reja tronditëse: Shqiptari thotë se e vrau gruan pasi ajo donte të ndahej nga ai

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 13:29

    Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga krimi i rëndë në një familje shqiptare që tronditi Greqinë mbrëmjen e të dielës në Vlachiotis të Lakonisë.

    Nga sa mësohet në momentin e krimit dy fëmijët e mitur të çiftit 8 dhe 10 vjeç kanë qenë duke fjetur në dhomën ngjitur.

    40-vjeçari shqiptar me iniciale X. F. nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa gruaja e tij nuk kishte bërë asnjë denoncim për dhunë në familje më parë.

    Dëshmitarët thanë se çifti i cili jetonte në këtë fshat prej tre vitesh, ishin grindur ashpër me njëri tjetrin para ngjarjes së rëndë. Më pas 40-vjeçari e ka mbytur gruan me duar duke dalë nga shtëpia. Më vonë ai ka njoftuar policinë duke thënë me cinizëm: “Më siguri unë sapo mbyta gruan time”.

    Kur policia mbërriti në shtëpinë e çiftit shqiptar e gjeti gruan pa shenja jete në shtrat ndërsa autori po qëndronte ulur pranë saj. 40-vjeçari i tha policëve se sherri mes tyre kishte nisur pasi ajo kishte dashur të ndahej prej tij.

    Sipas mediave greke shqiptari kishte një xhelozi patologjike dhe ishte i bindur se gruaja e tradhtonte dhe këtë e ka pohuar edhe gjatë marrjes në pyetje një ditë më parë, direkt pas ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!