Luftëtari irlandez, Conor McGregor, ka shprehur qëndrimin e tij sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit.
33 vjeçari ka thënë që sipas tij vaksinimi i detyrueshëm është një krim lufte, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Vaksinimi i detyruar është një krim lufte. A mendoni se detyrimi i njerëzve për të injektuar diçka në trupin e tyre nuk është krim?”
“Njerëzit duhet të kenë të drejtën e zgjedhjes, një përpjekje për të detyruar njerëzit të vaksinohen nga Bashkimi Evropian, nuk mund të pajtohem me këtë, por e di që qentë tanë në pushtet do të bëjnë atë që u thuhet, është koha që Irlanda të largohu nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Gregor në llogarinë e tij zyrtare në tëitter.
Conor më vonë ka shlyer postimin e tij duke u munduar të sqarohet rreth deklaratës së tij.
“Unë nuk jam kundër vaksinave, jam kundër që nuk mund të zgjedh, Zoti i bekoftë ata që mendojnë ndryshe”, ka thënë ai.
Koronavirusi vazhdon të jetë problem serioz në gjithë botës, sidomos pas përhapjes së variantit të ri Omicron./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.