×
  • Lajme
  • Rajon

    Parlamenti i Republika Srpska mblidhet të premten për të diskutuar planet e shkëputjes nga Bosnje e Hercegovina

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 16:01

    Një seancë e posaçme e parlamentit të Republika Srpska për të diskutuar planet për të ndarë njësinë nga rendi kushtetues dhe ligjor i Bosnje dhe Hecergovinës është caktuar për të premten. Këtë e ka konfirmuar sot nënkryetari i parlamentit të entitetit, Denis Suliq, i cili është anëtar i Unionit të Social Demokratëve të Pavarur në pushtet (SNSD).

    Sipas tij, vendimi për të caktuar një sesion të posaçëm u mor nga bordi i Asamblesë Kombëtare të RS me kërkesë të anëtarit të presidencës së BiH Milorad Dodik.

    Ai shpjegoi se Dodik do të ketë mundësinë të flasë në pjesën hyrëse brenda një ore dhe ftohen të gjitha partitë politike të caktojnë përfaqësuesit e tyre për të shprehur qëndrimin e tyre për propozimet që do të paraqiten, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.

    “Unë pres që ne të tregojmë unitetin e RS në këtë sesion,” tha Suliç, i cili zëvendësoi kryetarin e parlamentit të RS Nedeljko Cubrilloviç pasi ai “u dorëhoq përkohësisht” dy javë më parë, duke përmendur arsye shëndetësore.

    Opozita më pas aludoi se Cubriloviç në fakt po përpiqej të mbrohej nga sanksionet ndërkombëtare që do ta prisnin nëse ai kryesonte një seancë parlamentare në mbështetje të planeve shkëputëse të Dodik.

    Më herët, vetë Dodik ka paralajmëruar se do t’i propozojë parlamentit të entitetit miratimin e konkluzioneve në të cilat do të konstatohet se të gjitha vendimet e marra nga përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit janë të paligjshme.

    Në të njëjtën kohë, do të merret një vendim për një periudhë kalimtare gjashtëmujore në të cilën qeveria e RS do të miratojë ligjet që krijojnë të gjitha këto institucione shtetërore të diskutueshme në nivel njësie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!