×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblisti i VV-së: Arben Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë së Prishtinës

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 18:21

    Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu ka konfirmuar se Arben Vitia do të japë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë.

    Lahu në “Frontal” në T7 tha se ai do të zëvendësohet nga kandidati që ka marr më shumë vota në zgjedhjet e tetorit.

    “Z. Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë. Ai do të zëvendësohet nga kandidati që është në radhë dhe kemi diskutuar këtë dhe kemi ardhur në konkludimin që është më mirë që ta kemi dikë tjetër aty. Secili asamblist i VV-së që është aty e bënë punën njësojë mirë kështu që nuk paraqet ndonjë dallim”, ka thënë Lahu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!