×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Escobar: Serbia të zgjidhë dallimet me Kosovën përmes dialogut

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 19:24

    Dialogu është mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, tha emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

    Ai tha për N1 të Sarajevës se SHBA mbështet zbatimin e marrëveshjeve të arritura, por edhe “qasjen e përshpejtuar ndaj marrëveshjes përfundimtare”.

    “Dialogu është një mekanizëm përmes të cilit ata duhet të diskutojnë dallimet. Ajo udhëhiqet nga BE-ja dhe është pengesa më e madhe në rrugën drejt BE-së dhe ne e mbështesim atë. Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por e mbështesim plotësisht”, tha Escobar.

    Ai i ka bërë thirrje Serbisë që të zgjidhë dallimet me Kosovën përmes rrugës së dialogut.

    “Shpresa jonë për Serbinë është që ajo të ndjekë rrugën e saj evropiane. Të mbyllen kapitujt, për të ecur drejt anëtarësimit në BE, të zgjidhë dallimet me Kosovën përmes dialogut dhe të vendosë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e saj”, tha Escobar.

    I pyetur se si e sheh të ardhmen e Aleksandër Vuçiqit si president i Serbisë, Escobar tha se i takon popullit serb të vendosë.

    Në pjesën e intervistës që u transmetua më herët gjatë ditës së sotme, dhe i pyetur se çfarë do të ndodhë “nëse një ditë zgjohen qytetarët e BeH dhe në linjën e entitetit do të ketë ushtarë të Republikës Serbe, Escobar tha se kjo nuk do të ndodhë dhe përsëriti se nuk do të ketë luftë në Bosnjë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!