Gjatë ditë së mërkurë është hedhur shorti për eleminatorët e Kampionatit Evropian U17 2022/2023.
Kombëtarja e Kosovës e ka gjetur vetën në grupin e tetë, bashkë më Finlandën, Greqinë dhe Italinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kjo do të jetë hera e dytë që ‘Dardanët’ e rinj do të marrin pjesë në eleminatorët për këtë garë kaq të rëndësishme.
Herën e parë Kosova nuk arriti të siguronte kualifikimin dhe këtë do ta kërkoj për herë të dytë.
Kujtojmë që ‘Dardanët’ nuk mund të ishin në grup me Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Rusinë.
Përveç shortit për grupmoshat U17 sot është hedhur shorti edhe për grupmoshat U19 ku Kosova ka mësuar kundërshtarët e saj (Çipron, Suedinë dhe Ukrainën).
Me poshtë mund të gjeni të gjitha grupet me ekipet përkatëse./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.