Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka marrë një vendim për të gjitha klubet e Premierligës.
Rritja e madhe e numrit të rasteve me variantin Omicron do të detyroj skuadrat të ua kërkojnë dëshiminë e vaksinimit të gjithë tifozëve, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Britania e Madhe ka pësuar rreth 15% të rritjes së rasteve pozitive të variantit të ri të virusit, i cili është duke u shpërndar dy herë me shpejt sesa variantet e mëparshme.
Përveç Premierligës, ky vendim do të vlejë për të gjitha ngjarjet sportive që do të mbahen në Britani gjatë këtij dimri, derisa situata me variantin e ri të virusit të jetë nën kontroll.
Këtë fundjavë do të luhen 10-të xhiro në Premierligë, duke nisur nga dita e premtë e deri të dielën./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.