Gjiganti gjerman, Bayern Munich, po vazhdon të insistoj tek sulmuesi i tyre, Rober Lewandowski, që të vazhdoi qëndrimin në klub.
33 vjeçari ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2023, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një intervistë për Sports Blind, tekniku gjerman Herbert Hainer, është shprehur se i gjithë ekipi e vlerëson shumë sulmuesin polak.
“Do të isha shumë i lumtur nëse Robert e përfundon karrierën këtu. Një gjë është e sigurt, të gjithë ne në FC Bayern e vlerësojmë jashtë mase Lewandowskin”, ka thënë ai.
Lewandowski u transferua tek Bayern Munich nga Borussia Dortmund në vitin 2014.
Ai po kalon në formë të jashtëzakonshme dhe ishte në garë për të fituar ‘Topin e Artë’ këtë vit, por u la mbrapa nga argjentinasi, Lionel Messi./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.