×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Makina bie në humnerë, humb jetën një 17-vjeçar

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 18:47

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë pasditen e së mërkurës. Bëhet e ditur se rreth orës 17.00 në Tërbish ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet.

    Për pasojë, dyshohet se ka humbur jetën një 17-vjeçar me iniciale F. P. Kurse, një 20-vjeçar që ndodhej me të në makinë është në gjendje të rëndë dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në spital.

    Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!