Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, ka treguar se cili është futbollisti më i mirë që ka takuar ndonjëherë.
35 vjeçari ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij, Luca Modric, është futbollisti i tij më i afëert, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Personi më i mirë që njoh në futboll… ka shumë, por mendoj se Luka Modric, unë kam raporte të mira me të. Është vëllai im”, shtoi spanjolli.
Ramos dhe Modric ishin pjesë e Real Madridit dhe bashkë fituan tre tituj të Ligës së Kampionëve.
Ish-kapiteni i ‘madrilenëve’ gjatë afatit kalimtar të muajit qershor të këtij viti iu bashkua Paris Saint Germanit.
Kontrata e tij në ‘Parkun e Princave’ skadon në qershor të vitit 2023./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.